Shpërthen Blerim Krasniqi: Mos vallë duhet të vdesim të gjithë legjendat, tani.

0
Shpërthen Blerim Krasniqi: Mos vallë duhet të vdesim të gjithë legjendat, tani.
Gjigandi

Ish basketbollisti Blerim Krasniqi, trajner i mirënjohur, është i revoltuar që legjendat e sportit në Kosovë, nuk po trajtohen si duhet dhe nuk e kanë statusin e sportistit të merituar.

Krasniqi nuk ka mundur të durojë e mos të shpërthejë, duke thënë: “Mos na vajtoni kur të vdesim, por nderona sa jemi gjallë”.

“Mos vallë duhet të vdesim të gjithë legjendat, e në atë rast t’ju  bëhet homazhe.

Për t’ia pranuar vlerat dhe kontributin, sakrificën, mundin, sfidat, që kanë dhënë për këtë vend, për këtë komb, për këtë shtet tonin që po dëshirojmë dhe po mundohemi ta ndërtojmë.

Jo, jo, ti nderojmë sa janë gjallë të shijon edhe ata një mbikëqyrje të dinjitetshme e të merituar, të mos bredhin rrugëve, mos vallë dikush ia qeras me një kafe.

RonaTyra

Jo, jo, jo, se kemi merituar në asnjë mënyrë.

Edhe ne kemi sakrifikuar shumë për këtë vend për këtë vend tonin të dashur.

Shumica nga sportistët kanë dhënë edhe jetën për ne që të gëzojmë lirinë së bashku.

Jo, jo, jo, se kemi merituar, të jeni te bindur se se kemi merituar.

Me besoni, edhe ne jemi veteran të luftës, iu kemi kundërvu armikut tonë të përbetua duke zhvilluar aktivitetet tona paralele, duke mos pranuar sundimin, okupimin në asnjë mënyrë, duke rrezikuar jetë tona dhe familjet tona.

Jo, jo, jo, nuk e kemi merituar të harrohemi në këtë mënyrë.

Sportistët kanë dinjitet, karakter, ego, janë të pathyeshëm.

Jo, jo, jo, se kemi merituar të luhet me ndjenjat tona! Jo, jo, jo, assesi.

Mos harroni në asnjë momente CV e shtetit tonë na kanë bërë të çmuar dhe të vlerësuar në botë pikërisht sportistët, si Toni, Majlinda, Distria, Nora, Akili etj.

Një page simbolike, minimale kishe me qenë, kurrgjë vetëm një përkujdes dhe përkujtim për të gjithë atë që i kanë dhënë vendit sportistët”,

ka shkruar Blerim Krasniqi në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu