Shpërndarësit të mallit i gjenden veç parave, bizhutë-peng nga klientët dhe numrat e telefonit

0
Gjigandi

Policia e Shkodrës arrestoi një shpërndarës kokaine dhe identifikoi disa të tjera që vepronin në lokalet e natës në qarkun e Shkodrës. Falë operacionit policor “Club”, u arrestua në flagrancë Sirian Reçi, 24 vjeç, banues në lagjen Perash, që kishte një bagazh të madh klientësh, para të konsiderueshme me vete, patenta etj si dhe “pengje” të tjera që ia kishin lënë përdoruesit  drogës.

Arrestimi tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë, kokainë. Gjatë kontrollit iu gjetën me vete tri qese të vogla me kokainë.

Nga veprimet e kryera janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.

Vijon puna me intensitet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu