”Shpërthen” skuadra e Fushë Kosovës: Këto tri skuadra u favorizuan

0
Gjigandi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës.

Me vendimet e fundit, dy skuadrat e Ligës së Dytë, Vjosa dhe A&N nga Prizreni janë inkuadruar në Ligën e Parë.

Ndaj vendimit të fundit të KE-së ka reaguar skuadra e Fushë Kosovë e cila ka shkruar se iu është bërë padrejtësi.

Madje kjo skuadër ka shkruar se FFK i ka bërë padrejtësi për herë të dytë brenda një viti, duke ditur se pikërisht një vit më parë kjo skuadër ishte dënuar me minus 9 pikë të cilat e kishin dërguar në ligën aktuale.

Më poshtë reagimi i Fushë Kosovës:

RonaTyra

Reagim:

Kryesia e klubit futbollistik KF Fushë Kosova, reagon lidhur me vendimin e fundit të marr nga FFK për anulimi e kampionatit për Ligën e Dytë të Kosovës.

Përderisa është̈ dhënë̈ drita e gjelbër për të vazhduar kampionati për Super Ligën , nuk shohim asgjë̈ të keqe dhe rrezikshme të mos zhvillohen ndeshjet e mbetura edhe në Ligen e parë dhe të dytë!

Prandaj ne jemi kundër ndërprerjes së kampionatit dhe nëse një̈ gjë̈ e tillë ndodh, atëherë̈ ne do të diskutojmë mundësin që të mos jemi më pjesë e kësaj Lige, sepse nuk mund të pësojnë̈ ekipet e futbollit për favorizimin e 3 ekipeve si Kika, A&N dhe Behari që kanë propozuar që të mos vazhdohet kampionati!

Nëse për MSH’s e IKSHP’n nuk o rrezik me u mbledh 1000 veta ne sheshe e në ambiente te mbyllura është mëkat qe futbolli te mos te luhet me 22 lojtar ne tjera liga përpos Super Ligës.

Vendimi i FFK-së dëmton rënd ekipin, e Fushë Kosovës, dhe rrezikon largimin e sponsorëve.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar jemi ndëshkuar pa drejtësisht me largim nga Liga e Parë, nga po këto organe drejtuese.

FFK-ja, IKShPK, dhe MSH, duhet ditur se me këtë vendim po mbyllin klube, dhe vende të punës.

Është̈ turp dhe mëkat që të ndalet futbolli!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu