Shoqata e mjedisit në Shqipëri bën thirrje për raportimin e krimeve mjedisore nëpërmjet platformë…

0
Shoqata e mjedisit në Shqipëri bën thirrje për raportimin e krimeve mjedisore nëpërmjet platformë…
Gjigandi

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka shpërndarë një platformë për raportimin e krimeve mjedisore në të gjithë vendin.

Platforma Syri Gjelbër shërben për të mbledhur rastet e krimit mjedisor në mënyrë që të raportohen më vonë tek institucionet përkatëse si: inspektorati shtetëror, bashkitë apo administratat rajonale të zonave të mbrojtura, tha shoqata në një njoftim në Facebook.

“Këto krime janë të pranishme kudo, në çdo veprim që dëmton mjedisin natyror dhe gjithçka që gjendet në të, si prerja e pemëve, gjuetia e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme, helmimi, ndotja e habitateve, etj”, ka shtuar shoqata.

Sipas shoqatës, platforma online është lehtësisht e përdorshme, për këdo që ka vullnetin për të raportuar një krim mjedisor.

Përpunimi i kësaj platforme u realizua në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu