Shokuese, ndërron jetë pas sulmeve ruse gjimnastja 11-vjeçare

0
Shokuese, ndërron jetë pas sulmeve ruse gjimnastja 11-vjeçare
Gjigandi

Lufta në Ukrainë i ka marrë jetën një gjimnasteje 11-vjeçare, Kateryna Dyachenko, e cila ka ndërruar jetë pas sulmeve të ushtrisë ruse në ndërtesën ku ajo jetonte bashkë me familjen.

Bashkë me të ka humbur jetën edhe babai i saj, ndërsa nëna dhe i vëllai kanë shpëtuar, por janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas bombardimeve në qytetin e Mariupol, ku prej ditësh luftohet. Lajmin e vdekjes së gjimnates së vogël dha trajnerja e saj Anastasia Machechanenkova në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto të vajzës 11-vjeçare.

Një lajm që ka sjellë indinjatë të thellë anembanë botës e sidomos në komunitetin e sportit të gjimnastikës. Vajza e vogël dhe familja e saj nuk mund të largoheshin nga qyteti i rrethuar nga forcat ruse. Madje edhe nëna e vëllai i saj i plagosur janë ende në Mariupol.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu