Një aksident është raportuar ditën e sotme në Lezhë, ku një fugon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena i cili më pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për nxjerrjen nga uji të fugonit.