Riaktivizohet vullkani në malin Etna në Itali

0
Gjigandi

Etna, një nga vullkanet aktivë në Italinë jugore ka nxjerrë hi dhe lavë.  Mali Etna, lartësia e të cilit është rreth 3.300 metra në ishullin e Sicilisë, filloi të lëshojë hi dhe llavë mbrëmë.

Në deklaratën e Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) për qytetin e Catania-s, bëhet e ditur se ka pasur rrjedhje të fuqishme llave nga krateri në juglindje të Etna-s dhe hiri arriti një lartësi prej përafërsisht 4500 metra.

Në lajmet në mediat italiane theksohet se rrjedha e llavës në Etna mund të shihej nga kilometra larg dhe se për avionët që kalonin nëpër rajon u dha një paralajmërim me kod të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik.

Shumë rrugë dhe automjete janë mbuluar me hi në vendbanimet përreth vullkanit, si qyteza Zafferana.

Etna është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu