Mori ryshfet 330 mijë lekë, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren Ministrisë së Shëndetësisë

0
Gjigandi

SPAK, kërkon dënimin me 4 vite burg për Joana Duron, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore”.

Duro akuzohet nga SPAK për marrjen e një ryshfeti prej 330 mijë lekë, për të favorizuar një shoqëri në një procedurë tenderuese për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

Për të bashkëpandehurën e saj, Laura Shteto, specialiste e nivelit të lartë, SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurit Vladimir Topi dhe Silvi Shehu, Spak ka kërkuar deklarim të fajshëm dhe dënime respektive me 2 vjet dhe 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurve iu ulet 1/3 e masës së dënimeve të kërkuara.

 

p.k\dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu