Teksa koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën, shkencëtarët po punojë për zbulimin e mekanizmave të cialy do të ndalojnë pandeminë.
Mësohet se një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA ka dizenjuar një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin.
Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.
Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund të nisë menjëherë. Ata mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.
Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit, sidomos në ambiente të mbyllura.
Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat.