Shkëmbimi Pjaniç-Arthur

0
Gjigandi

Te Juventusi janë duke u marrë me detajet e fundit të shkëmbimit të bujshëm me Barcelonën. Së shpejti, braziliani Arthur Melo do të jetë lojtar bardhezi, me boshnjakun Miralem Pjanic në kahun e kundërt. Mësohet se të dielën do të kryhen edhe vizitat mjekësore, për të patur zyrtarisht “tym të bardhë”.

Sikurse njofton “Tuttosport”, Arthur është gati të zbarkojë në Torino.

Fluturimi është prenotuar dhe, në varësi të ndryshimeve të orarit, mesfushori 23-vjeçar do të jetë nesër në “J Medical” për vizita mjekësore. Miralem Pjanic do të udhëtojë në kahun e kundërt, me shkëmbimin “de facto” që do të siglohet në fund të gushtit, pas Ligës së Kampionëve. Boshnjaku pritet në Katalonjë orët e ardhshme. Po cilët janë numrat e shkëmbimit Arthur-Pjanic? Zyrat ligjore të dy klubeve po punojnë pa u lodhur për të “kopsitur” detajet e fundit burokratike.

Aspekte delikate, por të zgjidhshme në kohën e duhur, sepse Juventusi dhe Barcelona dëshirojnë ta përfundojnë shkëmbimin me çdo kusht. Juventusi do ta shesë Pjanic te Barcelona për 60 milionë euro dhe do të investojë 70 milionë euro për të blerë Arthur. Diferenca është 10 milionë euro në favor të katalanasve, të cilët po punësojnë një lojtar më të spikatur, por më të vjetër (boshnjaku është 6 vite më i vjetër se braziliani) dhe më të shtrenjtë (ka pagë 7.5 milionë euro në sezon).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu