Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Spanjë, 14 shqiptarë mes 20 të arrestuarve

0
Gjigandi

Një bandë e madhe e trafikut të drogës është shkatërruar në Lleida të Spanjës. Nga operacioni i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 20 persona, midis tyre 14 shqiptarë.

Gjatë kontrollit fizik në ambientet e përdorura nga të arrestuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar rreth 5000 bimë marijuanë, 15 kg lëndë narkotike të thatë dhe një shumë parash.

Sipas mediave vendase, hetimi ka nisur rreth një vit më parë. Mes personave të rënë në pranga tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë. Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në këtë zonë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu