PlayStation 5 e Sony ka shitur 20 milionë njësi të konsolës në mbarë botën që nga dalja në treg në nëntor të vitit 2020.
Sipas mediave të huaja, Konsola e PS5 arriti momentin historik pavarësisht pandemisë dhe çështjeve globale të zinxhirit të furnizimit.
Ajo aktualisht gjendet pas PS4, por Sony pret që PS5 përfundimisht të tejkalojë paraardhësin e tij.
“Për ata që nuk kanë arritur ta kenë një të tillë, ju lutemi dijeni se ne po planifikojmë një rritje të konsiderueshme në prodhimin e PS5 këtë vit dhe po punojmë pafundësisht për t’u siguruar që PlayStation 5 të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që duan një të tillë”
, ka thënë Veronica Rogers, kreu i shitjeve globale dhe operacioneve të biznesit në Sony Interactive Entertainment, në një deklaratë.