Shitja e mundshme e Fidan Alitit, përfiton edhe Skënderbeu

0
Gjigandi

Fidan Aliti është pranë hapit të madh në karrierë.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, shtylla e Kombëtares së Kosovës, ka përfunduar në radarët e gjigantëve turqë, Besiktas.

Lajmi i bujshëm publikohet nga mediat turke sipas të cilave, Aliti pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli të cilët do ta bëjnë një tentativë për ta afruar atë në Superligën turke.

Aktualisht Aliti aktivizohet në kampionatin suedez me skuadrën e Kalmar me të cilët ka zhvilluar një sezon pozitiv.

Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e Alitit 550 mijë euro një shifër mëse e përballueshme kjo për një klub si Besiktasi.

RonaTyra

Aliti u largua nga Skënderbeu një vit më parë për rreth 150 mijë euro dhe sipas Super Sport, korçarët kanë ruajtur një përqindje (25%) të kartonit të 26-vjeçarit dhe mund të përfitojnë të ardhura të tjera nga rishitja e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu