“Shikoni si përpëliten Meta me Berishën”/ Veliaj: PS e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë

0
15
Gjigandi

 

Në vijim të turit informues për zgjedhjet, kryetarët dhe sekretarët egzekutiv të partisë, Erion Veliaj ka qenë në njësinë 11.

I shoqëruar nga deputeti i zonës Paulin Sterkaj, Veliaj nga Lapraka ka deklaruar se besimi i është dhënë nga shqiptarët në zgjedhjet e 6 marsit ishin tregues për Partinë Socialiste për të rigjeneruar veten dhe për të ndryshuar Shqipërinë.

“Ne fituam në Vorë me 70%, fituam në Rrogozhinë mbi 60%. Do të thotë se vetëm me punë dhe disiplinë, kur të tjerët thoshin – ‘Hë more, se njerëzit janë lodhur’ – treguam se mund ta ndryshojmë veten. Për sa kohë kemi mundësi të ndryshojmë veten, do të vazhdojmë të ndryshojmë edhe Shqipërinë, edhe Tiranën. Kur ti nuk ndryshon veten dhe kthen prapë Saliun, 80 vjeç, me të gjithë bëmat dhe çudirat që i bëri këtij vendi, dhe u thua shqiptarëve se kjo është shpresa e PD për të ardhmen, që aty mbaron filmi. Aftësia jonë është tek rigjenerimi”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se PS është e vetmja forcë politike që e mban fjalën e dhënë dhe që nuk bën premtime boshe. Para anëtarëve të asamblesë së Njësisë 11, Veliaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha gënjyen shqiptarët si në rastin e Astirit.

“Shikoni si përpëliten sot Ilir Meta me Sali Berishën. Ngaqë i mbytën njerëzit në gënjeshtra – jo, po ne nuk do t’ju braktisim, jo, po mbi trupat tanë thoshte Luli, do të marshojnë këta për Astirin – ne jo vetëm vijuam punën, por iku dhe Luli fare. Pra, një parti serioze nuk gënjen dhe nuk premton gjëra që nuk i mban dot”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës siguroi se puna për transformimin e Tiranës do të vijojë, sikurse është edhe përfundimi i Unazës së Tiranës, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjete në kryeqytet.

“Puna do të vazhdojë, Unaza e Tiranës duhet të mbarojë. E keni vënë re sa është rritur Tirana? Është rritur kryesisht në portat hyrëse të qytetit, siç është Njësia 6 apo Njësia 11, ose tek Fresku, Astiri, pasi edhe çmimet janë më të lira, kanë edhe njerëz nga komuniteti i tyre”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi mobilizim të gjithë strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme dhe për të afruar njerëz të rinj. Duke e konsideruar PS si forcën më emancipuese në vend, Veliaj nënvizoi se edhe në procesin e riorganizimit, vajzat dhe gratë zënë një hapësirë të rëndësishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu