Andryi Shevchenko u kthye në Kiev për të takuar personalisht presidentin Zelensky, tre muaj pas shpërthimit të luftës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.
Ish-kampioni i futbollit është bërë ambasadori i parë i platformës së financimit “UNITED 24”, i lançuar nga ish-ylli i Milanit. Muajt e fundit, ish-futbollisti i njohur është ekspozuar gjithmonë për të mbështetur bashkombasit e tij.
Megjithatë, nuk e la Londrën për t’u kthyer në atdhe, sikurse bënë disa kampionë të tjerë, që u rreshtuan krah ushtrisë së tyre në mbrojtje të Kievit nga pushtimi rus.
Një javë pas shpërthimit të luftës, ai mori pjesë në “Che Tempo che Fa”, emisioni i së dielës në “Rai 1”, i drejtuar nga Fabio Fazio, ku pranoi me zë të thyer: “Nuk mund të mos qaj.”
Të mërkurën, më 18 maj, Sheva postoi në profilin e tij në Instagram takimin që pati me presidentin ukrainas dhe shkroi ndër të tjera në një postim të gjatë:
“Unë e kalova udhëtimin nga Londra në Kiev dhe jam më i lumtur se kurrë që ndodhem këtu në shtëpi. Ukraina ka qenë në arenën ndërkombëtare të futbollit prej shumë vitesh. Por sot, kur vendi im vuan nga lufta, prioriteti im nuk është futbolli, por të ndihmoj Ukrainën”.
Pasi falënderoi liderin ukrainas për këtë rol qendror në mbledhjen e fondeve, ish-fituesi i “Topit të Artë” iu kërkoi ndjekësve të kontribuojnë në fitoren e Ukrainës.