Sherri në Sarandë, Policia sqaron ngjarjen

0
Sherri në Sarandë, Policia sqaron ngjarjen
Gjigandi

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosjen e bërë në Sarandë mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se një 29-vjeçar i identifikuar si Dino Majko ka mbetur i plagosur me thikë, teksa paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu