Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Arjan Shtëmbarin që tre ditë më parë në zonën e Kombinatit tentoi të qëllojë me pistoletë një 28-vjeçar pas një konflikti banal.
Ndërkohë janë liruar dy personat që u konfliktuan me të, Maksimiljan dhe Edison Gashi. Sipas prokurorisë, fillimisht ka patur një konflikt banal mes Arjan Shtëmbarit dhe Edison Gashit. Pas kësaj, 59-vjeçari Shtëmbari ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Gashit, por fatmirësisht pa plagosur, për shkak se pistoleta është bllokuar.
Më pas ai e ka qëlluar disa herë Gashin me qytën e pistoletës duke e dëmtuar në kokë dhe është larguar me vrap.
Shtëmbari në këtë moment është ndjekur nga Gashi që në ndihmë i kanë ardhur edhe Maksimiljan Gashi duke e qëlluar 59-vjeçarin me grushta dhe e mbajtën deri sa mbërriti policia që bëri dhe arrestimin.