Sherri me sende të forta në Ksmail, shpallen në kërkim 4 të rinjtë

0
Gjigandi

Katër persona janë shpallur në kërkim në Sarandë, pasi kanë plagosur tre persona.

Shtetasit me iniciale Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç., akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Ksamil referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit: Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr:1, Ksamil, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit A. A., 49 vjeç; L. A., 46 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu