Kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge, arrestohet i riu në Korçë

0
Gjigandi

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës gjatë ditës së sotme, pasi akuzohet se ka përshtatur lokalin  për përdorin droge. Në momentin e kontrollit të ushtruar nga blutë e rajonit juglindor, iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu u konstatua se i riu e ushtronte këtë biznes pa licencë përkatëse.

Po ashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas të tjerë, pasi në momentin e arrestimit të 22-vjeçarit, ishin të pranishëm  në lokal, ku njëri prej tyre posedonte kokainë.

Njoftimi i plotë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 22 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. Z., 36 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë dhe S. P., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S. P., në lagjen nr. 17, Korçë, të cilin e kishte të paregjistruar në organet tatimore, ku ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse dhe e kishte përshtatur ambientin për përdorim droge, shtetasit I. P., iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit I. Z., 2 doza të dyshuara kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu