Plagosi me armë bashkëfshatarin e tij/ Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e Besnik Simonit, do të qëndrojë në burg

0
Gjigandi

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni i cili u arrestua dy muaj pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e 41-vjeçarit, ku kishte kërkuar një masë sigurime më të butë.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë është shqyrtuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili ka vendosur që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu