Sherr mes grave në Belsh, zihen me grushte e sende të forta

0
Sherr mes grave në Belsh, zihen me grushte e sende të forta
Gjigandi

Dy gra në Belsh të identifikuar përkatësisht me inicialet S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe janë vënë nën hetim nga policia.

Sipas njoftimit zyrtar dyshohet se dyshja është përleshur me njëra-tjetrën për motive të dobëta.

Policia njofton se pas debatit konflikti është përshkallëzuar në përplasje fizike ndërsa janë përdorur sende të forta dhe grushte.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu