Një plagosje me thikë midis dy të rinjve është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen NR 4, Sarandë.
Burime bëjnë të ditur se është goditur me thikë në kraharor i mituri K. G., 17 vjeç.
Ai ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë forca të shumta policie janë vendosur në kërkim të autorit, IbrahimDuda, 43 vjeç, që dyshohet se është një person me precedent penal.