Benjamin Kololli është në formë të mirë fizike në prag të rikthimit të Superligës së Zvicrës në futboll.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, i cili aktivizohet te Zurich, është paraqitur në miqësoren e sotme kundëe Aarau.
Miqësoren në fjalë, Zurich e fitoi me rezultat të thellë, 5:0.
Njërin prej golave në këtë ndeshje e shënoi edhe mbrojtësi lipjanas, Benjamin Kololli.
Kololli është paraqitur në 18 ndeshje këtë edicion me Zurich, derisa ka ndihmuar bashkëlojtarët e tij me një asistim.
Ndryshe, edicioni aktual në Superligën e Zvicrës në futboll pritet të rikthehet më 19 qershor.