Shënon gol dhe ia dedikon djalit të vdekur, përlotet në fushë Cristiano Ronaldo

0
Shënon gol dhe ia dedikon djalit të vdekur, përlotet në fushë Cristiano Ronaldo
Gjigandi

Në minutën e 7-të të ndeshjes (sa numri i tij në fanellë, CR7) Arsenal-Manchester United, tifozët në “Emirattes” e kanë ngushëlluar Cristiano Ronaldon me një duartroktitje të gjatë, si shenjë “homazhi” për djalin e tij që vdiq gjatë lindjes, këtë të hënë.

Një veprim i njëjtë si me atë në “Anfield” në mesjavë, ku vetë ylli portugez nuk ishte, sepse ndodhej në zi për humbjen e njërës nga foshnjat binjake. Kësaj here, CR7 i ka provuar emocionet e forta “live”, duke qenë në fushë.

Madje, disa minuta më vonë, ai ka ngushtuar rezultatin momental në 2-1 për vendësit, pikërisht në minutën e 34-t. Sulmuesi i “Djajve të Kuq” ia ka dedikuar golin foshnjës që nuk e pa dot dritën  e kësaj bote me sy, fatkeqësisht, duke bërë me gishtin tregues nga qielli dhe duke parë andej, nga “Parajsa”.

https://v.fodder.gg/uploaded/1650715441.mp4?_=1

Një moment shumë prekës edhe për tifozët në stadium, por edhe vetë Ronaldon, i cili është përlotur. Sidoqoftë, ky gol ka pasur disa “valenca”, që duhen përmendur.

RonaTyra

Me “rrjetën” e sotme ndaj Arsenalit (në rezultatin momental 2-1 për ‘topçinjtë’), 37-vjeçari portugez ka rrumbullakosur 100 gola në Premier League.

Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i vetëm që ka shënuar 100+ gola në secilin nga kompeticionet e mëposhtme:

◎ La Liga (311 gola)

◉ Premier League (100 gola, i rrumbullakosi sot ndaj Arsenalit)

◎ Liga e Kampionëve (140 gola)

Ai ka 115 gola edhe me Portugalinë, gjithashtu 💯

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu