Policia njoftoi se si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër -Qafë Murrizë është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Autoritetet lokale thonë se shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës po punojnë me eskavator për hapjen dhe pastrimin e saj.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të policisë në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.
Raportohet se në të dyja krahët është bërë një varg i gjatë makinash. Rruga u bllokua rreth mesditës së të dielës dhe ende nuk është bërë i mundur zhbllokimi