Shehi para Luftëtarit:

0
Gjigandi

Nga Elbasani ku Kukësi ndodhet i grumbulluar prej 2 javësh, trajneri i verilindorëve Orges Shehi dha një intervistë për faqen e klubit ku tema kryesore ishte rikthimi i futbollit pas një ndalese të gjatë por edhe ndeshja e kësaj të mërkure ndaj Luftëtarit.

Rikthimi i futbollit? Vijmë pas një periudhë shumë të gjatë prej asaj që ndodhi. Jemi të kënaqur që po rikthehemi në fushë, rikthehemi aty ku është pasioni jonë. Gjithë kësaj periudhe, me aq mundësi sa kishim jemi munduar të kthejmë skuadrën në gjendjen optimale për të rifilluar kampionatin”.

Çfarë i trembeni më shumë pas rikthimit? “Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pushimit dhe dendësinë e madhe të ndeshjeve që na pret, shpresojmë të mos kemi ndonjë dëmtim”.

Ndeshja me Luftëtarin? “Pozicioni ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vet dhe luhet për tre pikë. Tre pikët kanë rëndësi dhe vlejnë njësoj si ndaj Partizanit ashtu edhe ndaj Luftëtarit. Kështu, do ta vlerësojmë maksimalisht”.

Prej dy javësh në Elbasan, sa i ka shërbyer kjo fazë ekipit? “Ne u akomoduan në Elbasan duke parë kushtet e mira dhe rëndësinë që i dhamë kësaj faze. Duke ditur që skuadra do të rri bashkë dhe të jemi të gjithë bashkë në grumbullim për të përgatitur sa më mirë fillimin e kampionatit. Besoj që ka shërbyer për mirë dhe i ka bërë mirë ekipit”.

RonaTyra

I kënaqur me përgatitjet? “Jam i kënaqur për mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet dhe si janë stërvitur çunat me një seriozitet maksimal. Mbrëmë na u bashkua edhe Limaj dhe jemi të plotë pavarasisht se ai nuk mund të jetë në 100%, por të paktën grupi është i plotë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu