Pingpongistja e talentuar e klubit “Ahmet Hoxha” të Ferizajt, Shega Hashan, që nuk ka më shumë se 16 vjeç, po befason të gjithë me lojëra dhe suksese në Kosovë.
Shega po tregon mjeshtrit e saja me topin e celuloidit, së fundit mahniti me suksesin e saj, shpallet kampione e Kosovës për seniore.
“Historia e suksesit u shkrua me shkronja te arta nga Shega, e cila vetëm me 16 vjeç në moshë rrëmbeu titullin më të lartë shtetëror në disiplinën individuale të kategorisë së senioreve duke u shpallur kampione individuale e Kosovës.
Titulli më i lartë që një pingpongiste e Kosovës mund të fitojë në karrierë!”,
ka shkruar Ridvan Hashani, trajner i KP “AHmet Hoxha”.