SHBA: Topi është fushën e Bashës; kryetari i PD: Ka mbetur 1 çështje

0
Gjigandi

Me marrëveshjen e negociatave në duar dhe pasi priti për rreth 1 orë e 30 minuta përfaqësuesit politik të opozitës jashtëparlamentare, ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën.

Menjëherë pas mesazhit të ambasadores, Lulzim Basha doli i buzëqeshur nga selia blu, duke mos dhënë shpjegime se pse nuk ktheu negociatorët në tryezë për të përmbyllur marrëveshjen.
Pas dështimit të aktorëve politik shqiptar për të miratuar me konsensus rregullat e garave elektorale ambasadorja amerikane Yuri Kim mori situatën në dorë duke u bërë kryenegociatore ndërsa bisedimet mes mazhorancës shqiptare dhe opozitës u zhvilluan në një territor amerikan, brenda rezidencës së zonjës Kim.
Për dy ditë radhazi negociatat u zhvilluan në rezidencën amerikane, por sot ato morën një kthesë të paprecedentë kur dy përfaqësuesit politik të opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u larguan për t’u konsultuar me kryetarët e tyre Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin për të mos u kthyer ashtu sikurse ishin dakortësuar për të firmosur marrëveshjen për të cilin kishin negociuar për rreth 9 orë dhe ambasadorja amerikane e mbajti në duar kur ju drejtua kryetarit demokrat si miku i saj.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu