SHBA sanksionon zyrtarë kinezë për “abuzim” të myslimanëve

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër politikanëve kinezë, që, sipas tyre, janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut të pakicave myslimane në rajonin Ksinjiang.

Kina akuzohet për ndalime masive, përndjekje fetare dhe sterilizim të detyruar të ujgurëve dhe të tjerëve.
Sanksionet godasin interesat financiare që lidhen me SHBA-në të udhëheqësit rajonal të Partisë Komuniste, Chen Quanguo, dhe të tre zyrtarëve tjerë.
Kina e mohon çdo keqtrajtim të myslimanëve në Ksinjiang.
Por, autoritetet atje besohet se kanë ndaluar rreth një milion njerëz në kampe riedukimi, në vitet e fundit.
Ato thonë se kamet e tilla për “trajnim profesional” janë të nevojshme për të luftuar radikalizmin dhe separatizmin.
Chen është zyrtari i rangut më të lartë kinez që është goditur ndonjëherë nga sanksionet amerikane, tha administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai shihet si arkitekt i politikave të Pekinit kundër pakicave.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-ja po vepron kundër “abuzimeve të tmerrshme dhe sistematike” në rajon.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu