Shaka e 1 prillit apo e vërtetë: Bora Zemani paralajmëron këngën “Nuk jam si ti”, dhe Beatrix vet…

0
Shaka e 1 prillit apo e vërtetë: Bora Zemani paralajmëron këngën “Nuk jam si ti”, dhe Beatrix vet…
Gjigandi

Sot (e premte) në mbarë botën është shënuar 1 prilli, që ndryshe njihet si “dita e gënjeshtrave”.

Ani pse preferohet që edhe në këtë ditë të mos bëhen gënjeshtra, duket se njerëzit e kanë vështirë të gjejnë se cila është e vërteta kur ndodh dhe thuhet diçka në këtë ditë.

E pikërisht kjo është situata që kanë krijuar dy bukuroshet: prezantuesja Bora Zemani dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj – të dyja ish-të dashura të aktorit Donald Veshaj.

Fillimisht ka qenë Bora ajo e cila përmes një postimi në Instagram, shkroi se sonte (e premte) në orën 20:00 ka një befasi për fansat – këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”.

Vetëm pak minuta më vonë, edhe Beatrix publikoi një postim në Instagram duke paralajmëruar në të njëjtën kohë një këngë me titullin “As unë si ti”.

RonaTyra

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka e kurdisur nga të dyja bukuroshet, pasi fansat po e kanë të vështirë ta besojnë që është e vërtetë, duke marrë parasysh faktin që Bora është prezantuese dhe nuk ka kënduar kurrë në jetën e saj.

Historia e Borës dhe Beatrixit është shumë e njohur për publikun, pasi në fillim të Big Brother VIP, Donaldi realizoi një takim me Borën duke dhënë indikacione rikthimi te ajo, gjersa vetëm pak javë më vonë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, nisi një lidhje të re me bukuroshen Ramosaj.

Pavarësisht krijimit të kësaj lidhje – ajo nuk qe jetëgjatë, pasi çifti u ndanë menjëherë pas mbarimit të Big Brother VIP.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu