Shahini: Viti i ri shkollor nis më 14 shtator, vijon me mësim online

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një konference për mediat ka ritheksuar se në datën 14 shtator, do të rifillojë shkolla të paktën sipas planifikimeve të deritanishme.

Shahini tha se viti i ri shkollor me shumë mundësi do të nisë si zakonisht me mësim online.
“Gjasat janë që një pjesë e nxënësve do ta bëjnë mësimin sërish online.” tha ajo.
“Në shtator mësimi do filloj ashtu siç është planifikuar, por nuk do të jetë i njëjtë. Do vazhdojmë me mësimin e përzgjedhur. Pra një pjesë e mësimit do zhvillohet në shkollë, ndërsa pjesa tjetër do mbesë online dhe do vazhdojë edhe në RTSH shkollë. Për planet e detajuara do të duhet edhe pak kohë, pasi varet edhe për shkak të COVID-19. Nëse izolohet në gusht atëherë i kthehemi normalitetit.” shtoi më pas ministrja.
Më tej ministrja Shahini u shpreh se buxheti i Ministrisë së Arsimit do të orientohet drejt rindërtimit të shkollave, ku pritet që këtë vit të fillojnë punimet për rindërtimin ose ndërhyrjen në 38 shkolla.
“Pandemia na detyroi të merrnim masa duke mbyllur shkollat, pastaj ishte e vështirë të kthenim nxënësit në shkollë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Janë planifikuar të rindërtohen apo ndërhyhet në 38 shkolla deri në fund të këtij viti, me punimet që do të mbarojnë në fillim të vitit tjetër. Kemi arritur të ruajmë dy projekte të kushtueshme, që janë të domosdoshme. Një nga këto është projekti i librave falas, që ka vazhduar për ëkto vite. Tjetri është pakti për universitetin dhe subvencionimi i tarifave për studentët dhe bursat e studentëve. Mbi 90% përfitojnë nga ky pakt. Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve që kemi tani”, tha ajo.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu