Federata e karatesë së Kosovës ka organizuar një konferencë për media ku u vlerësua lartë suksesi i karateistit Elhami Shabani i cili në Kampionatin Evropian që u mbajtë javën e kaluar në Turqi dhe ku Shabani u rendit si i treti në evropë dhe u stolis me medaljen e bronztë.
Me këtë rast kryetari i Federatës së Karatesë Avni Gashi tha se në Kampionatin Evropian që u mbajt në Turqi, Kosova zuri vendin e shtat në garat ekipore, kurse krenar vendin tonë me suksesin e tij e vëri karateisti Elhami Shabani i cili u stolis me medaljen e bronztë.
Gashi: Shabani bëri krenar Kosovën
“Në këtë garë, që është gara më prestigjoze evropiane duke pasur parasysh se këtu marrin pjesë vetëm seniorët Kosova u përfaqësua me 16 garues në dy disiplinat, kata dhe kumite individuale dhe ekipore. I kishim dy ekipore, femrat dhe meshkujt, në këtë mes vlen të theksohet se kishim edhe një garues në parakarate në disiplinën e të verbërve. Kosova prej këtij kampionati kthehet krenare dhe e përmbushur në në aspektin e paraqitjes së dinjitetshme, prestigjoze si dhe e barabartë me të gjitha federatat tjerave evropiane. Në mesin e 45 shteteve, plasmani i përgjithshëm i federatës së Kosovës është vendi i shtatë në gara ekipore. Kemi edhe një kategori individuale kemi vendin e shtatë mirëpo siç dihet rangimi i garuesve shkon mbi bazën e medaljeve. Në këta rast krenarinë na e solli pikërisht garuesi ynë Elhami Shabani”,
tha Gashi.
Punën e Shabanit dhe suksesin e a rritur në Kampionatin Evropian e vlerësoi lartë edhe trajneri i tij Ylber Sylaj. Ai madje tha se karateisti kosovar e ka merituar edhe të jetë në finale, por iu bënë disa padrejtësi në luftën me karateistin nga Turqia.
Sylaj: Suksesi i Shabani erdhi pas një punë shumë të madhe
“Qëllimi ynë kryesor ka qenë që përfundimi ynë të jetë ajo për çdo lakmi, në fund e arritëm qëllimin, e arritëm medaljen. Që në fillime, nga nisja , pas përgatitjeve qëllimi kryesor ka qenë medalja. Këtë e arritëm falë punës të përbashkët, një angazhimi shumë të madh të kampionit tonë që me një përvojë aq të madhe dhe aq punë të mirë që tregoi pas pesë luftërave bindëse që i tregoi në arenën, të gjitha ishin fitore njëra pas tjetrës . Një punë e lodhshme, me angazhime, me strese shumë të mëdha, mirëpo në finale në tatami në fund e humbëm pjesën ndaj turkut që me të vërtetë e kemi merituar të gjindemi edhe në finale”
, tha Sylaj.
Kurse, vet protagonisti i këtij suksesi Elhami Shabani tha se për të arritur gjithë këtë sukses është dashur të derdhet shumë mund e djersë por që në fund ia vlejti pasi edhe u shpërblye me medaljen e bronztë.
Shabani: Puna dhe mundi im u shpërblye me këtë medalje.
“Prej Kosovës ose prej përgatitjeve synimi i vetëm ka qenë vetëm medalja edhe e arritëm atë qëllim që e kemi pasur moti kohë. Shumë kemi punuar, shumë e kemi bërë punën për të arritur deri aty.Është një arritje shumë e madhe, vetëm ata që merren me sport edhe që kanë qenë sportista e dinë vlerën e kësaj që me të vërtet kërkon shumë punë edhe shumë angazhim, por kur e arrin medaljen e sheh që ia ka vlejtur
“, tha Shabani.
Shabani shoi se synimi i tij i radhës do të jetë të fitojë medalje në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në muajin qershor.