Shaban Tërstena: Rezultatet e sportistëve të mos harrohen kurrë

0
13
Gjigandi

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, ka fituar shumë tituj të botës dhe të Evropës, sot mori pjesë në promovimin 21 librat më të fundit sportivë.

“Sot isha mysafir special në qytetin e kampionëve, në ambientet e botuesit Instituti Kombëtar, Biblioteka Goce Dellçev në Shtip, në ora 12:00 u promovuan 21 librat më të fundit sportivë nga doajeni i gazetarisë sportive në Maqedoni. Kiro Manev. Libri për Emil Pavlovin, legjendën e karatesë në Maqedoni.

Unë në emrin tim iu drejtova me pak fjalë si kampion olimpik dhe sportist i shekullit të 20-të, duke iu drejtuar mesazhe motivuese kampionit evropian Emil Pavlov dhe autorit të librit Kiril Manev.

Ne në Maqedoni kemi sportistë dhe gazetarë të mëdhenj ,që ata dinë të kapin rezultate që kanë vlerë të lartë dhe më të mirat.

Besoj se Emili do të vazhdojë rrugën e suksesit, nuk do të ndalet këtu, pres rezultate të mira nga kampioni i Evropës nga Lojërat Mesdhetare dhe Botërore.

Faleminderit legjendës së gazetarisë sportive, që pati guximin të shkruante një libër tjetër, për të cilin të gjithë krenohemi, ashtu siç krenohemi me rezultatet e çdo sportisti.

Pres që puna e gazetarëve të respektohet dhe vlerësohet, jo vetëm për të thënë “faleminderit” Manev, por edhe shteti të mendojë për shpërblimin e entuziastëve të tillë që kontribuojnë që librat e shkruar dhe rezultatet e sportistëve të mos harrohen kurrë”,

ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu