Sfidat e fermerëve shqiptar për prodhimin e drithërave

0
Sfidat e fermerëve shqiptar për prodhimin e drithërave
Gjigandi

Shqipëria siguron gati gjysmën e nevojave për drithëra nga prodhimi i saj bujqësor, ndërsa pjesën tjetër nga importi kryesisht me Rusinë, Ukrainën dhe Serbinë.

Pas Luftës në Ukrainë importuesit shqiptarë të grurit dhe miellit po gjejnë tregje të reja, ndërsa këtë vit prodhimi i drithrave në vend përballet me më shumë vështirësi. Fermerët shqiptarë thonë se çmimi i plugimit të tokës është rritur nga çmimi i karburantit, ndërsa edhe plehrat kimike kanë njohur një rritje të ndjeshme.

Në një sipërfaqe të vogël me grurë, rreth katër dynimë, Rakip Këlleci hedh me duar nitratin për të ndihmuar bimët që të rriten. Parcela e vogël dallon në peisazhin e tokave gati të papunuara rreth e rrotull në Gjirokastër. Njërëzit nuk kanë interes të punojnë, pasi çmimet e shërbimeve bujqësore janë rritur tej mase, thotë Rakipi.

Imputet janë jashtëzakonisht të larta. Një kuintal nitrat është dyfishuar dhe gruri do tre katër të tilla në sezon. Ndihmë nga sheti nuk kemi. Po vëmë naftën thotë shteti, por unë e kam marrë me qera tokën dhe nuk i bëj dot procedurat për të përfituar, ku ta gjej unë pronarin në Greqi.

RonaTyra

Fermeri në Gjirokastër përpiqet të sigurojë miellin për bukën përmes sipërfaqes me grurë që ka mbjellë. Në një mulli tradicional Fejzon Zholi që bluan miell për nevojat e fermerëve të zonës në sasi të vogla gruri thotë se këtë vit situata është më e vështirë.

Krahasur me vitin e shkuar sivjet ka më pak mbjellje të sipërfaqeve me grurë. Mendoj se ka ndikuar tek frenimi i fermerëve për tu marrë me grurin rritja e çmimit të plehrave kimike , të cilat janë dyfishuar këtë muaj. Edhe rritja e naftës ka ndikuar që mekanizatorët të kërkojnë më shumë para për plugimin. Ditët e fundit edhe çmmimi i miellit ka njohur një rritje me 20% që pas fillimit të luftës në Ukrain

ë”.

Balil Bineri, specialist i shërbimeve bujqësorë në Gjirokastër thotë se ka një seri faktorësh që e bëjnë të vështirë kultivimin e drithërave. Interesi ka qenë në rritjen për misrin, thotë Zoti Bineri dhe në rënie për grurin.

Janë disa faktorë, së pari misri u siguron më shumë fitim se gruri fermerëve. Shiten të dyja me destinacion për blektorinë kryesisht dhe çmimi është aty aty. Ndërkohë që një hektarë misër jep trefishin e prodhimit në krahasim me grurin. Faktor tjetër është se gruri do më shumë shërbime dhe toka me më pak lagështirë

“.

Zoti Bineri thotë se në rajon mungon një pikë për grumbulllimin e grurit dhe sasia që prodhohet shkon kryesisht për blegtorinë dhe një sasi shumë e vogël për popullatën.

Mundësitë për të rritur prodhimin e drithërave janë të mëdha, thotë zoti Bineri por duhet punuar për të përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme faktorët frenues.

Kushtet klimatike dhe tokësore janë plotësisht të përshtatshme, janë optimale si për grurin edhe për misrin. Janë disa probleme të tjera të infrastrutkruës bujqësore duke filluar nga tokat, ujitja, kullimi, pra mobilimi i tokës. Copëzimi i sipërfaqeve sjell gjithashtu probleme. Ndërkohë që një faktor tjetër frrenues është mostërheqja e prodhimit pasi në rajon nuk ka një pikë grumbulluese, sidomos për të mundësuar shpërndarjen e prodhimti të grurit tek fabrikatt e miellit apo për esksport

“.

Zoti Bineri thotë se rritja e çmimeve të plehrave kimike pritet të ndikojë këtë vit në uljen prodhimit të drithrave.

Rritja e ndjeshme çmimeve të plehrave kimikë në bujqësi ishte temë e një debati pak ditë më parë edhe në parlamentin shqiptar. Deputeti i mazhorancës qeverisëse Erjon Braçe foli konkretisht se si kostot kanë ndikuar tek fitimi i munguar i fermëreve duke bërë përllogaritjet e shpenzimeve dhe fitimit për një dynim te mbjellë me grurë.

Për grurin 3000 lekë shkon plugimi, frezimi dhe mbjellja. 1600 lekë shkon fara,11,500 shkon plheërimi me “dap” dhe me “ure” , 4000 lekë janë korrjet dhe punë të tjera që janë të domosdoshme dhe totali shpenzimeve është 20.100 lekë ku gati 55% e zënë plehrat kimikë, rendimenti 5-6 kuintalë për dynimë . E ardhura është 15.000 lekë dhe në raport me shpenzimet fermeri del 5.100 lekë humbje për grurin

“.

Zoti Braçe foli edhe për pozita monopolizuese në kontrollin e çmimeve tw tregut të plehrave kimike të tre kompanive importuese shqiptare.

Duke iu referuar një Raporti të Autoritetit të Konkurencës zoti Braçe tha se “

tre kompani shqiptare kishin realizuar sjellje të koordinuar duke importuar plehra kimike në fillim të vitit 2021 dhe duke i hedhur në treg me çmime të rritura nga muaji shkurt i vitit 2021 e në vijim

” dhe kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Ndërsa Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në këtë interpelancë, kërkuar nga deputeti Braçe e lidhi rritjen e çmimeve të plehrave kimikë me zhvillimet në tregun ndërkombëtar.

Analiza jonë e çmimeve të imputeve bujqësore tregon se në nivel global çmimet e imputeve ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshimet e çmimit të lëndëve djegëse. Ne e kemi shkatërruar uzinë e sueperfosfatit që kishim dhe çmimet e plehrave kimike varen tërësisht nga tregu ndërkombëtar.

Shqipëria siguron me prodhimin e saj rreth 50% të nevojave për grurë ndërsa pjesa tjetër mbulohej më parë me importet nga Rusia, Ukraina dhe Serbia ( rreth 85% në total) dhe nga vendet europiane (rreth 15%). Drejtuesit e kompanive shqiptare të importit të grurit kanë pohuar se po sigurojnë tregje të reja pas konfliktit në Ukrainë. Por, sipas tyre, problem do të mbetet në muajt në vijim rritja e çmimeve si për grurin edhe për miellin.

Sfidat me prodhimin vendas këtë vit të drithërave në Shqipëri pritet të rrisin kërkesat për import në një treg që është bërë gjithnjë e më kompleks pas luftës në Ukrainë./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu