Seria A ka rindezur motorët dhe shumë shpejt 20 skuadra do t’i rikthehen fushës së blertë. Ky ishte dhe objektivi i parë i drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit, ndërkohë që tashmë kreu i këtij institucioni i ka vendosur vetes një tjetër synim që sigurisht do të gëzojë tifozët dhe që ka të bëjë me rikthimin e tyre në stadiume.
Gabriele Gravina është shprehur që me normalizimin e situatës ndoshta tifozët do të kenë sërish mundësi të ndjekin ekipet nga afër, diçka që sigurisht do t’i bënte mirë të gjithëve pas një periudhe aspak të këndshme.
Ndërkohë që në Itali kanë edhe një plan nëse kampionati do të ndalet sërish nëse situata del nga kontrolli dhe evidentohen raste të konsiderueshme të futbollistëve që mund të preken nga Covid-19.
Gravina u shpreh se qëllimi është që verdiktet e kampionatit të përcaktohen në fushë. Ndryshimi i rregullores do të zbatohej vetëm nëse kushtet për të luajtur futboll nuk do të ekzistonin, sipas Gravinës, por sidoqoftë kreu i Federatës Italiane të Futbollit është kundër idesë që nëse futbolli ndalet sërish ai është kundër idesë që fatet e Serisë A të përcaktohen pa u luajtur ndeshjet.