Sevilla e ka fituar derbin andaluzian ndaj Betis me rezultat 2:0.
Ishte kjo ndeshja e parë e rifillimit të La Liga-së, pas bllokimit për shkak të pandemisë koronavirus.
Gjysma e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve të shumta të vendasve.
Këta të fundit e nisën mirë 45 minutëshin e dytë, me Lucas Ocampos (56’) që realizoi nga penalltia. Për argjentinasin kjo ishte ndeshja e pestë radhazi që shënon.
Për t’i dhënë fund shpresave të mysafirëve për rezultat pozitiv, u përkujdes Fernando (62’) me një gol të bukur.
Pas kësaj fitore, Sevilla mbetet në pozitën e tretë me 50 pikë – duke hedhur hap të rëndësishëm në sigurimin e plasmanit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Betis ndërkohë mban pozitën e 12 me 33 pikë.