Trajneri i Barcelonës, Quique Setien thotë se nuk do të donte që skuadra e tij të kurorëzohej kampion në Spanjë duke e anuluar pjesën tjetër të sezonit.
Komentet e Setien vijnë në përgjigje të argumentit të portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, se do të ishte e gabuar që skuadra katalanase të merrte titullin nëse sezoni nuk mund të përfundojë për shkak të pandemisë koronavirus.
Skuadra blaugranase kanë një avantazh prej dy pikësh ndaj Madridit në krye të La Liga, ku kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar. Edhe pse janë në vendin e dytë, Courtois këmbëngul se skuadra e tij e ka dëshmuar veten si skuadra më e fortë duke mbledhur katër pikë nga dy ndeshjet e ligës kundër rivalëve të tyre kryesor këtë sezon.
“Unë nuk do të doja të fitoja titullin në këtë mënyrë”, citohet ai të thotë nga e përditshmja spanjolle Sport. “Është e zakonshme që tabela e ligës qëndron ashtu siç është [nëse sezoni nuk mund të përfundohet]”.
“Sidoqoftë realiteti është se të gjithë do të dëshirojmë ta mbarojnë sezonin dhe ta fitojmë atë duke luajtur të gjitha ndeshjet, njësoj si Liga e Kampionëve”.