Futbolli italian ka detyrimin që të gjejë zgjidhje efikase dhe inteligjente për të mos u future në një tunel dhe sidomos për të mos u rrëzuar në një greminë juridike për sa i përket kontratat e lojtarëve të huazuar.
Dy muaj do të jenë vërtet një “zhytje në thellësi” që mund të marrë oksigjen dhe forca. Nga 1 korriku, për shembull, me cilat skuadra do të luajnë lojtarëve të cilëve u skadon kontrata? Ata që janë të huazuar do të paguhen dhe nga cili do paguhen? Pjesa më e madhe e ekipeve të Serie A ka probleme të këtij tipi.
Çfarë të thuash për Mertens? Belgu nuk ka rinovuar ende me Napolin dhe nga 30 qershori është teorikisht i lirë dhe të firmosë me cilën skuadër të dojë, madje duke luajtur.
Një tjetër situatë të ngjashme ka Roma me Smalling dhe Mkhitaryan, të dy të destinuar të kthehen në Premier, përveç ndonjë akordi final. Ose Kulusevski? Në korrik do të ketë fanelën e Juves apo të Parmas?
Ibrahimoviç e njëjta gjë, duke qenë se kontratën e ka deri në qershor dhe ende nuk është vendosur për rinovim ose jo. Dy muaj për të arritur gjithçka, ose më pas do të jetë tepër e vështirë, gati e pamundur.