Seria A, rifillon sezonin më 14 qershor

0
Gjigandi

Klubet e Serie A kanë caktuar 14 qershorin si datën e fundit të mundshme për të rifilluar sezonin, pasi përplasen me Qeverinë, për të kërkuar që të nisin stërvijet më herët se më 18 maj.

Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte njoftoi se vendi do të kalojë në fazën e dytë nga 4 maj dhe sportet individuale si noti dhe tenisi do të lejohen të rifillojnë stërvitjen nga ajo datë, ndërsa sported ekipore duhet të presin deri më 18 maj.

Shumica e klubeve të Serie A (përveç Breshës),  dëshirojnë të shkojnë përpara dhe ta shohin atë si të parëndësishme, sepse rregullat përcaktojnë që nga 4 maji se lojtarët për shembull mund të shkojnë duke vrapuar në një park lokal duke mbajtur një distancë prej dy metrash, por të mos bëjnë të njëjtën gjë saktësisht brenda një terreni trajnimi.

Gjithsesi, akordi është që 14 qershori të jetë data e fundit për rifillimin e kampionatit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu