Lega Serie A dhe Qeveria e Italisë do të provojnë që sot të përfundojnë protokollin e ri për rifillimin e sezonit.
Seancat stërvitore në grup pritet që të fillojnë nga nesër, por Serie A dhe qeveria italiane do të provojnë që sot të përmirësojnë protokollin.
Protokolli mjeksor i cili gjeti marrëveshje mes qeverisë dhe FIGC u refuzua vetëm 24 orë nga Serie A dhe Asociacioni i Lojtarëve në Itali.
Ata protestuan se karantinimi 15 ditor për të gjithë skuadrën kur një lojtar infektohet nuk është korrekt.
Lega Serie A dhe Asociacioni i Lojtarëve punuan protokollin e tyre dhe e prezentuan atë para qeverisë.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se sot, më vonë gjatë ditës, pritet që protokolli i propozuar të diskutohet nga qeveria.
Serie A dhe Qeveria e Italisë vazhdojnë të jenë me shpresën se sezoni do të rifillohet më 13 qershor.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi nga takimi i sotëm, pasi ky vendim mund të përcaktojë shumëçka.