Blend Baftiu është golashënuesi më i mirë i sezonit 2019/2020.
Sulmuesi i Ballkanit, ka qenë sensacioni i këtij sezoni në Superligën e Kosovës, duke shënuar 19 gola.
Baftiu udhëhoqi Ballkanin drejt një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ishin afër edhe të fitonin titullin e parë në histori të klubit.
Pas Baftiut, renditet një tjetër futbollist me paraqitje të mira këtë sezon, Arb Manaj i Trepçës ’89, me 18 gola.
Në vendin e tretë renditet Kastriot Rexha, me 13 gola.