Ndahet nga jeta biznesmeni, Eduard Leli, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Eduard Leli ka ndërruar jetë orët e para të ditës së sotme pas nje semundje te rende. Leli, biznesmeni nga Vlora, pronar i një prej televizioneve të qytetit vuante prej 3 vitesh nga një sëmundje e rëndë. Ekonimist në profesion, Leli mbylli sytë pas një semundjeje të rëndë, që u rëndua më shume dy javët e fundit ne spitalin e Vlorës ku edhe pati mundesinë ndoshta të takohej për herë të fundit me miqtë e shokët. Pak ditë më parë, kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, iu dogj makina, e cila përdorej nga shoferi i tij. Në një prononcim për mediat, Leli u shpreh se nuk i interesonte se çfarë ndodhur, sepse kishte në gjendje të rëndë vëllain. “Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, shprehej Leli