Sekuestrohen 7,900 pale atlete Nike dhe Adidas te falsifikuara – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Departamenti i luftës kundër krimeve ekonomike në Greqi, ka sekuestruar në portin e Pireut, një kontenier me atlete te falsifikuara që destinacionin përfundimtar kishin portin e Durrësit. Produktet e falsifikuara të markave Adidas e Nike ishin prodhuar në Kinë ndërsa kur të vinin në Shqipëri do të shiteshin si origjinale nëpërmjet internetit. Sipas mediave greke konteineri me atlete të falsifikuara ishin porositur nga biznes shqiptar por që emri i të cilëve nuk bëhet i ditur. Brenda konteinerit janë gjetur 7,932 palë jo origjinale NIKE dhe ADIDAS. Gjithashtu u sekuestruan 36 kartona që përmbajnë 432 palë atlete që ishin pa marka dhe që përdoreshin nga importuesi si mënyrë për të fshehur atletet e falsifikuara. Ndërkohë sipas mediave greke vetëm pak kohë më parë u shkatërrua një grup tregtarësh të cilët shisnin këto produkte në internet. Ata nxirrnin fotot në internet dhe me anë të sponsorizimeve arrinin të shisnin këto atlet me cmime më të lira se origjinalet. Pas hetimeve të korrierëve që shpërndanin mallin autoritetet greke bëjnë me dije se vlera e përfituar nga shitja e atleteve falco kapte shumën e 3,270,289 euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu