Aktori i famshëm hollivudian, Sean Penn, kishte udhëtuar në Kiev të Ukrainës para fillimit të sulmeve ruse, ndërsa tash – si shumë ukrainas – është detyruar të largohet nga ai vend.
Lidhur me largimin e tij, 61-vjeçari i ka njoftuar miqtë dhe fansat përmes Twitterit. Ai e ka publikuar edhe një fotografi, në të cilën shihet kolona e automjeteve.
“Unë dhe dy kolegë kemi ecur me kilometra deri në kufirin polak pasi e braktisëm veturën tonë në një anë të rrugës. Pothuajse të gjitha automjetet në këtë fotografi bartin vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë shenjë bagazhi, ndërsa automjeti është e vetmja pronë e tyre me vlerë”.
Myself & two colleagues walked miles to the Polish border after abandoning our car on the side of the road. Almost all the cars in this photo carry women & children only, most without any sign of luggage, and a car their only possession of value. pic.twitter.com/XSwCDgYVSH
– Sean Penn (@SeanPenn) February 28, 2022
Miqtë e fituesit të çmimit Oscar e kanë përgëzuar për largimin e tij, si dhe e kanë mbështetur për ditët që i ka kaluar duke xhiruar një dokumentar për sulmet ruse në Ukrainë.
“Është një gabim brutal i jetëve të marra dhe i zemrave të thyera, ndërsa nëse nuk tërhiqet, besoj se (Vladimir) Putini do të bëjë gabimin më të tmerrshëm për mbarë njerëzimin”, kishte thënë Penn më herët. /
abc24.al
/