Patrik Schick i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. 24-vjeçari, i cili luan i huazuar te Leipzig, pasi kontrata e tij zotërohet nga Roma ka shprehur dëshirën për ta vazhduar karrierën e tij pikërisht në Bundesligë.
Sulmuesi deklaroi se te Leipzig çdo gjë është perfekte dhe se ai ndihet shumë mirë pasi është përshtatur menjëherë me ambientin dhe se ndihet i lumtur.
Ai deklaroi se pavarësisht dëshirës së tij janë klubet ato që do të vendosin për të ardhmen e tij.
Në rast se Werner largohet drejt Anglisë në fund të sezonit atëherë, klubi gjerman do të siguronte paratë për t’i paguar Romës 29 milionë Eurot që kërkon për kartonin e çekut.