Scaroni: Stadiumi i ri gati më 2024-ën

0
Gjigandi

Drejtuesit e Interit dhe Milanit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me bashkinë e Milanos për të ndërtuar një stadium të ri në të njëjtën zonë ku është mitiku “Giuseppe Meazza”, ndërsa presidenti i kuqezinjve Paolo Scaron u shpreh mjaft optimist se gjithçka është në rrugën e duhur.

“Patëm disa mosmarrëveshje me bashkinë, por më në fund besoj se jemi në rrugën e duhur, pasi kemi akord për të gjitha detajet. Jam optimist se stadiumi i ri do të jetë gati në 2024-ën, ndërsa për inaugurimin i takon bashkisë të vendosë nëse do ta përdorë apo jo për Lojërat Olimpike Dimërore. Me të ardhurat nga stadiumi, mund të blesh një skuadër të tërë, ndaj është shumë i rëndësishëm ndërtimi i këtij impianti. Menjëherë pas bërjes funksional të stadiumit të ri, do të nisë puna për rikualifikimin e atij aktual, për ta shndërruar në një park sportiv”, u shpreh Scaroni.

Presidenti i kuqezinjve nuk i ka shmangur komentet as mbi ecurinë fantastike të kuqezinjve gjatë javëve të fundit, ku kanë mposhtur brenda tri ditësh Lazion dhe Juventusin, dy skuadrat kryesuese të kampionatit italian.

Scaroni vlerësoi punën e bërë nga Pioli e Maldini, ndërsa sa i përket afrimit të gjermanit Ralf Rangnick, me rol të dyfishtë, tha se nuk beson që Gazidis ka marrë tashmë një vendim përfundimtar.

“Pioli ka bërë një punë mjaft të mirë, ashtu si edhe Maldini, ndaj do të doja që puna të vijonte gjatë me ta. Nuk besoj se Gazidis ka vendosur për Rangnick, ndonëse është normale për një drejtues, që të shikojë gjithmonë për mundësi alternative që mund ta përmirësojnë skuadrën”, deklaroi presidenti i Milanit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu