Mauricio Sarri ngre shpatullat, ndërsa ai i pari duhet të japë shpjegime për faktin se si Juventusi, ndryshe nga e kaluara, përmbyset me 3 gola, pasi kalon në avantazh 2-0, dhe fatmirësisht reagon për të dalë me 1 pikë i lumtur ndaj Sasuolos. “
Çfarë po na ndodh? Këtë dua të di edhe unë. Nuk kemi vazhdimësi fizike dhe mendore. Është e vërtetë që në këto momente shumë skuadrave u ka ndodhur, me përjashtime të vogla, por nuk arrij ta kuptoj pse në momentin që bëjmë gjëra fantastike, madje duke shënuar edhe dy gola, papritur futemi në kaos, në një pasivitet të frikshëm. Ulje-ngritjet janë evidente në çdo ndeshje që kemi bërë deri tani.
Ndoshta, ka raste kur shpenzojmë energji të kota, por nëse jemi në avantazh 2-0 dhe i lejojmë Sasuolos që të bëjë çfarë të dojë me ne, pikërisht kjo është ajo që nuk e shpjegoj.
Pastaj e pata thënë, Atalanta dhe Sasuolo ishin dy skuadrat me formën atletike më fantastike dhe ne e vuajtëm në trup”.