Gjithçka është konfirmuar, Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munchenit.
Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me gjigantët bavarez, ku pritet të fitojë rreth 17 milionë euro në vit.
Lajmin e ka bërë të ditur “The Guardian”, përmes gazetarit Fabrizio Romano.
Bayerni ka paguar 49 milionë euro për yllin gjerman, ndërkohë 11 milionë janë bonuse varësisht nga performancat e lojtarit.
Gjatë paradites lojtari bëri testet mjekësore në qendrën stërvitore të Bayernit.