Ndërsa bota ende po vuan pasojat shkatërruese të Covid-19, njerëzit kanë mësuar sesi të mbajnë distancë dhe të lajnë duart vazhdimisht.
Megjithatë smartfonët konsiderohen si mbase gjëra më e ndotur që dikush mund të ketë në përdorim. Në përpjekje për tu dhënë konsumatorëve një opsion për të pastruar telefonët e tyre, Samsung ka filluar të shesë një karikues UV që premton të vrasë 99% të baktereve në 10 minuta.
Sterilizuesi ITFIT UV është një kuti e bardhë që Samsung thotë se ka mjaftueshëm hapësirë sa për të vendosur brenda një Galaxy S20 Ultra. Por nuk është i kufizuar vetëm në smartfonët Samsung sepse edhe pajisje të tjera si Galaxy Buds dhe Galaxy Watch mund të vendosen në të.
Si funksionon? Vendoset pajisja në kuti dhe lidhet me një burim energjie USB-C. Karikuesi 10-vat Qi do të ofrojë energjinë e nevojshme.
Karikuesit wireless UV nuk janë diçka e re dhe kohët e fundit kanë pasur rritje të popullaritet për shkak të koronavirusit. Samsung nuk specifikon nëse ky karikues lufton koronavirusin por llampat UVC janë të afta të vrasin 99.9% të koronaviruseve.