Salihu: Ende nuk dihet fati i futbollit, nuk dëshirojmë t’i rrezikojmë futbollistët

0
Gjigandi

Aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar tash e një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me lehtësimin e masave, po tentohet që edhe sporti i futbollit të rikthehet të luhet, nga aty ku ka mbetur.

Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është e sigurt, dhe duke parë gjendjen në ditët e fundit, një gjë e tillë duket që ka shumë gjasa të mos ndodh.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një intervistë për kpu shpreh se FFK është e gatshme që të kujdeset në mënyrën më të mirë për rikthimin e ndeshjeve të Superligës.

Salihu: Jemi të gatshëm për të rikthyer ndeshjet e Superligës

RonaTyra

“Ne jemi të aftë, jemi të gatshëm për të organizuar këtë pjesë, por mbesin pikëpyetje shumë çështje të tjera. Ju e patë që gjendja po ndryshon nga dita ditës, pastaj ka lojtarë shumë që luajnë jashtë ata duhet të vinë të karantinohen për 7 ditë pastaj, domethënë janë të pamundshme disa çështje që në fund ne duhet të gjithë së bashku me ndihmën e UEFAS ti shqyrtojmë dhe ti vendosim në mënyrë meritore. Unë mendoj se data 18 do të jetë data e cila do të na tregojë më në fund se a do të luhet apo jo dhe në çfarë kushte”, u shpreh fillimisht ai.

Përpos tjerash, Salihu deklaroi se FFK ka krijuar edhe një protokoll të ri, për mbarëvajtjen e ndeshjeve fubtollistike, e ku parashihen të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme kundër COVID-19.

Salihu: Kemi krijuar një protokoll për mbarëvajtjen e ndeshjeve

“Komisioni për shëndetësi i joni, Murat Berisha me doktorin tjetër me të gjithë komisionin e kanë hartuar dhe e kanë përpiluar dhe ne e kemi përpiluar një dokument të përgjithshëm si Federatë, në pika të trasha, se cilat janë obligimet e organizatorit të ndeshjes,… Por ky protokoll përmban të gjitha prej mënyrës së stërvitjes, prej sa duhet të ketë largësi, kur duhet mjetet sanitare të përdorën, a duhet të bëhetë testimi e të tjera”, potencoi Salihu.

Për të evituar çdo infektim të mundshëm brenda fushës, FFK do të dërgoj edhe nga një mjek në secilin stadium, për të inspektuar gjendjen e zhveshtoreve si dhe per të kontrolluar gjendjen shëndetësore të lojtarëve.

Salihu: Do të dërgojmë nga një mjek në secilën ndeshje

“Unë mendoj se klubet janë të vetëdijshme. Ne do të kemi ndihmë, sepse ne do të dërgojmë në çdo ndeshje një anëtar të komisionit mjekësor, do të thotë mjekët tanë, të cilët kanë përvojë nëse është nevoja do të ftojmë edhe ndonjë infektolog”, u shpreh Salihu.

Në rast se ndodh ndonjë lojtar të infektohet me këtë virus, Salihu u shpreh se me rekomandim të ministrisë së Shëndetësisë e gjithë skuadra do të karantinohet.

Salihu: Në rast se infektohet ndonjë lojtar, e gjithë skuadra karantinohet

“Zoti Vitia na bëri të qartë se nëse ndodh kështu atëherë i tërë ekipi duhet të vet izolohet, kështu që kjo do të na humbte pastaj të gjithë kampionatin. Prandaj janë shumë pikëpyetje të cilat duhet ti japim përgjigje por në fund të fundit të gjithë duhet të kuptojmë që është luftë për jetë a vdekje”, deklaroi Salihu.

Mirëpo nëse vendoset që Ministria e Shëndetësisë vendos që futbolli të mos rikthehet, Salihu u shpreh se në koordinim me UEFA-n do të tentojnë të marrin një vendim sa më të drejtë për të gjitha skuadrat.

Salihu: Do të marrim vendim të drejtë

“Fati i futbollit nuk do të humb. Sigurisht që tri skuadra do të dalin në arenën ndërkombëtare, për pjesën tjetër ajo është e rëndësishme gjithmonë sporti, por nuk ka ndonjë pasojë tjetër, juridike apo ligjore për sistemin e garave. Ne do të tentojmë që çdo vendim të jetë sa më i drejtë i mundshëm, sa më transparentë dhe të merren në koordinim me UEFA-n dhe FIFA-n”, përfundoi Salihu.

Kutjojmë që Federata e Futbollit të Kosovës disa herë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me fillimin e stërvitjeve të klubeve, e ku sipas tyre data 18 maj është data e fundit, ku nëse klubet nisin stërvitjet atëherë edhe kampionati mund të rikthehet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu